28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Klubi Rotarakt i Tetovës shënon muajin e kancerit të gjirit me ekspozitë

Klubi Rotarakt i Tetovës, në bashkëpunim me klubin Rotarian shënuan muajin e kancerit të gjirit me një ekspozitë të titulluar tetori Rozë.Në galerinë e arteve pamore në Tetovë, rotaraktët tetovarë edhe pse student të drejtimeve të ndryshme çdonjëri prej tyre ka bërë nga një pikturë që kishte të bëjë me temën e ekspozitës për të senzibiluar opinionin, veçanërisht gratë që tu përmbahen rekomandimeve mjeksore për vizita dhe ekzaminime  të rregullta për parandalimin e kësaj sëmundje nga e cila sipas statitskave botërore preket e çdo e treta grua. Nga ana e kryetares së klubit Rotarak, Rezearta Samiu, për të gjithë ata që kishin bërë piktura, ndau edhe mirënjohje.

Ndërkaq, disa fjalë rreth kësaj sëmundje foli anëtarja e këtij klubi Kosovare Krasniqi.

Nga klubi Rotarak vlerësojnë se këta aktivitete kanë rëndësi të madhe për të ngritur vetëdijen tek gratë që më shumë kujdes t`I iuështojnë kësaj sëmundje.

Klubi rotarain bashkë me rotaraktët e Tetovë, që nga themelimi I tyre vazhdojnë të realizojnë projekte si për ngritjen e vetëdijes së qyteravee ashtu edhe për projekte të tjea humanitare veçanërisht në sferën e mbrojtjes së personave me nevoja të veçanta.         /Tv Koha/

 

Të fundit