29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rreth 1 milion euro të falsifikuara, MPB tregon detaje nga aksioni i zbulimit! (FOTO)

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më 08.10.2021 policët në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar” – Shkup, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut kanë arrestuar T.R.F.(36) dhe M.B.S.(40), të dy nga Kameruni për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Krijim dhe blerje të mjeteve për falsifikim”.

Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, gjatë kontrollit të pasaportave të të denoncuarve të cilët kanë udhëtuar nga Milano, u është bërë kontroll shtesë dhe në valixhet te T.R.F. janë gjetur 2.591 copa letre në të cilat në të dy anët ka qenë i shtypur dizajni i bankënotës prej 50 euro, 2.363 copa letre me pjesë të shtypura të bankënotave prej 100 euro, 463 copa letre me dizajn të bankënotës prej 200 euro, 2013 me dizajn të bankënotës prej 500 euro, 2 letra të në të cilat në njërën anë ka qenë i shtypur dizajni i bankënotës prej 50 euro, 78 letra pa asnjë shenjë dhe dy shishe me lëng dhe llambë – UV, transmeton TV21.

Ndërkaq në valixhet e M.B.S. janë gjetur 2.072 letra me prapavi të zezë në të cilat në të dy anët kanë qenë të shtypura dizajni i bankënotës prej 50 euro, 1.321 letra të tilla me pjesë të shtypura të dizajnit të bankënotës prej 200 euro, 104 me dizajn të bankënotës prej 500 euro si dhe një letërnjoftim i Francës në emër të K.B.S. dhe një dokument i Kamerunit në emrin e S.I.F. për të cilat nuk ka të dhëna se janë të vërteta.

Mjetet e gjetura janë marrë dhe dorëzuar për ekspertizë në Bankën Popullore dhe në Sektorin për testime kriminalistike dhe teknike dhe ekspertizë në MBP, me çka është konstatuar se mostrat janë imitime të bankënotave të ndryshme, të cilët janë përpunuar duke shfrytëzuar pajisje profesionale.

Ndërkaq nga ekspertiza e kryer nga Banka Popullore është konstatuar se ata përfaqësojnë mostra të fazës së hershme të përpunimit të bankënotave euro të falsifikuara në vlerë prej 50, 100, 200 dhe 500 euro.

Nga MPB-ja përfundojnë duke thënë se meqë të denoncuarit mjetet i kanë mbajtur në mënyrë të paautorizuar me qellim që të njëjtat t’i sjellin në Maqedoninë e Veriut dhe të shfrytëzohen për të krijuar para të rreme në vlerë prej 902.150 euro, Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar në Prokurorinë Publike Themelore Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër të dy personave.

Të fundit