Shendetësi

Rreth 1500 raste me kancer janë paraqitur në QKUK gjatë vitit 2018

Rreth 1500 raste me kancer janë paraqitur në QKUK gjatë vitit 2018

Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë organizuan një aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit.

Në Kosovë, në vitin 2018 janë  rreth 1500 raste të reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Drejtori i QKUK Basri Sejdiu, ka thënë se si menaxhment janë të përkushtuar për trajtimin e sëmundjeve me kancer për të gjithë pacientët.

Me miratimin e buxhetit të shtetit, janë paraparë mjete për rritjen e numrit të trajtimit të sëmundjes së kancerit.

“Janë paraparë për këtë vit disa shërbime të reja për trajtimin e sëmundjes së kancerit dhe nuk do të ketë as një kursim në të ardhmen për trajtimin e kësaj sëmundjeve”, tha Sejdiu duke shtuar se kjo klinikë do të kryej shërbime sikur klinikat në rajon.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Ali Berisha tha se duhet përkushtim për luftimin dhe parandalimin e kancerit.

Sipas Berishës, të gjitha institucionet përkatëse duhet të jenë më efektiv për luftën kundër kancerit.

Po ashtu ai kërkoi të rriten kapacitetet për tretman.


Related posts

Mbi 1000 prindër refuzojnë me deklaratë vaksinat

Televizioni Koha

Rrudhat para kohe? Ja pse dalin ato | FOTO

Televizioni Koha

Nis ndërtimi i hekurudhës moderne, pritet të punësohen 120 persona

admin-tvkoha

Leave a Comment