19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritet numri i infektimeve në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohen një varg masash restriktive

Në 24 orë e fundit të 7 dhe 8 tetorit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 364 raste të reja me virusin korona. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozoi një varg masash restriktive, por për momentin nuk mendohet për orë policore.

Një pjesë e masave të cilat do të dorëzohen në Qeveri janë mbajtja e maskës në vend të hapur, ndalesë për ahengje më të mëdha familjare në kushte shtëpie dhe grupim në hapësira publike pas orës 22. Në një familje do të lejohet që nikoqirët të pranojnë vetëm katër mysafirë. Masat nuk do të vlejnë për fëmijët deri në gjashtë vjet.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje në konferencë për media deklaroi se do të kërkojë që sa më shpejtë të mbahet mbledhje e Qeverisë.

“Mbajtja e detyrueshme e maskave ose pajisjeve mbrojtëse në hundë dhe gojë futet kudo gjatë qëndrimit jashtë, brenda në çdo objekt publik, në punë, transport publik dhe privat. Përjashtime bëhen për sportet në natyrë dhe në ambiente të mbyllura, për transportin në automjete private të anëtarëve të një familjeje, për uljen në objektet hotelierike në lidhje me ambientet e përshtatshme, për qëndrimin në ambientet e zyrtare nëse personi është vetëm në hapësirë”, tha Filipçe.

Sipas tij, faktor më i rëndësishëm për atë se si do të bëhet kufizimi për numrin e mysafirëve në shtëpi, janë vetëm qytetarët.

“Teknikisht dhe formalisht pas paraqitjes çdoherë mund të intervenojë edhe policia, inspektorët, por është shumë me rëndësi që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se çka duhet të evitojnë në periudhën që është para nesh. Para nesh është periudha e festave dhe ato paraqesin rrezik të madh. Besoj se qytetarët do të jenë të vetëdijshëm”, tha Filipçe.

Para qytetarëve është edhe fundjava e propozuar në të cilën është planifikuar që të realizohet masa “Fundjavë pa TVSH”.

Ministri Filipçe vlerëson se ajo nuk do të përfaqësojë rrezik për përhapjen e virusit sepse, siç tha, ka protokolle dhe dihet se nga sa persona mund të hynë në vende të mbyllura, ndërsa në mënyrë shtesë për këtë është e obligueshme mbajtja e maskës në hapësira të mbyllura dhe mbajtja e distancës.

Askund nuk do të lejohet grupim i madh i njerëzve. Maskat do të jenë të detyrueshme kudo. Në fakt, ato janë të detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe tani, atje ku mbahen maska ​​dhe ku ka distancë, thjesht nuk ka rrezik të transmetimit të virusit”, tha Filipçe.

Hapja e kufijve, sipas tij, nuk paraqet rrezik të rëndësishëm sepse tani problem më i madh është transmisioni lokal, për dallim nga fillimi i krizës kur rreziku kryesor ishte importi i virusit.

Të fundit