10/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritet numri i rasteve me virus, tani për tani nuk ka masa të reja

Sipas të dhënave që i kumtoi dje Komisioni për Sëmundje Infektive, është shënuar rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vend për 65 për qind, por njëkohësisht nuk ka rritje të numrit të hospitalizimeve, me çka është konfirmuar se nuk ka nevojë për masa shtesë.

Gjatë ditës së djeshme, Instituti për Shëndet Publik kumtoi se janë regjistruar 148 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1261 testime, ndërsa 40 janë riinfeksione. Janë shëruar 45 pacientë dhe nuk ka të vdekur në 24 orët e fundit, por konform Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im” është evidentuar një pacient 84 vjeçar nga Shkupi i cili ka ndërruar jetë më 27 qershor 2022 në kushte spitalore.

Komisioni rekomandon që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm, ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë publik dhe t’i zbatojnë masat e përgjithshme për mbrojtje, siç janë: maska mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe larje më e shpeshtë e duarve.

Në pajtim me parametrat dhe duke e marrë parasysh rritjen e rasteve pozitive nga Kovid-19 në shtetet fqinje dhe botë, Komisioni përkujton në obligimin për mbajtjen e obliguar të maskave në institucionet shëndetësore, institucionet për kujdes, barnatoret dhe transportin publik.

Излечете го простатитисот ЦЕЛОСНО и подобрете ја ерекцијата за два дена!
Rritet numri i personave pozitiv me koronavirus në rajon dhe në Evropë. Në Kroaci dje janë regjistruar 1.197 raste të reja, ndërsa një person e ka humbur jetën. Rritje të numrit ka edhe në Shqipëri dhe në Greqi.

Këshilli i BE-së ka dhënë dritë jeshile për vazhdimin e shfrytëzimit të certifikatës digjitale për Kovid-19 deri më 30 qershor të vitit 2023. Kjo rregullativë do të sigurojë që udhëtarët nga BE-ja dhe vendet e treta lidhur me sistemin të mund ta shfrytëzojnë certifikatën digjitale për udhëtim në Union në vendet anëtare ku nevojiten ato certifikata.

Të fundit