24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritja e temperaturave nuk largon COVID-19, sërish mund të infektoheni

 

Rritja e temperaturave nuk do të thotë që qytetarët nuk infektohen. Ata infektohen nëse bien në kontakt me virusin”
Ekspertë të shëndetësisë vijojnë të bëjnë apel qytetarëve të bëjnë kujdes të kufizojnë sa më shumë daljen jashtë dhe kontaktet me njerëzit.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero në një lidhje me skype me Ora News kërkoi të nënvizonte dhe këtë detaj për të gjithë ata qytetarë që mendojnë se dalja në diell do largojë këtë virus që po merr jetë në të gjithë botën.

“Qytetarë dëgjoni këshillat tona shpresojmë fort që me ngritjen e temperaturave aktiviteti i virusit të ulet por nuk do të thotë se me ngritjen e temperaturave qytetarët nuk infektohen prapë.

Po, infektohen nëse bien në kontakt me virusin. Prandaj derisa të kalojë epidemia e të ketë një urdhër nga qeveria, e këshillë nga ana e specialistëve qytetarët të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe sa më pak jashtë. Nëse dalin për nevojat e domosdoshme qytetarët të shmangin kontaktet me qytetarët e tjerë.

Në këtë situatë cdo qytetar është potencialisht i infektuar dhe si i tillë potencialisht mund tia kalojë të tjerëve. Jo të gjithë sëmuremi por ata që sëmuren e kalojnë shumë rëndë veçanërisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.”

Intervista u mor në studio nga gazetari i Ora News, Leftion Peristeri.

Të fundit