28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritje e lehtë të rasteve me koronavirus, kompetentët qetësojnë – tani për tani po përballemi me gjendjen

Numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus në vend është në rritje të lehtë. Kompetentët qetësojnë se tani për tani shteti po përballet mirë me gjendjen. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje tha se numri i pacientëve është në rritje, por se vija e numrit të pacientë është e lehtë. Kjo, sipas tij, jep shpresë se është e mundur të shmanget rritje e papritur të numrit të rasteve, që, sipas sistemit shëndetësor më lehtë të pranojë të sëmurët.

Autoritetet vazhdimisht bëjnë apel në përgjegjësi të qytetarëve dhe respektim të ndalesave dhe masave. Pasi u paralajmëruan sanksione, dje tashmë ka filluar të shqiptohen edhe gjoba për mosrespektimin e tyre. Është paralajmëruar edhe skrinig më i gjerë të testimit për zbulimin e pacientëve asimptomatikë.

“Mendoj se mirë e amortizuam goditjen fillestare, Sinqerisht, shpresoj se kështu e butë do të jetë vija e numrit të pacientëve, se numri do të rritet gradualisht dhe se sistemi i shëndetësisë do të mund të organizohet dhe t’i pranojë”, tha Filipçe.

Shtoi se shpreson se nuk do të vijë deri në skenarin e rritjes së madhe të numrit të të sëmurëve, por, siç tha, edhe për këtë do të bëhen përgatitje.

“Ka plan konsekutiv si do të transformohen repartet, edhe pse sinqerisht shpresoj se nuk do të vijë deri në një skenar të tillë. Kjo megjithatë është në fillim i lehtë. Është e saktë se pacientët janë në rritje dhe kjo është e pritshme, megjithatë zbulimi i rasteve në fazë të hershme, apo rasteve asimptomatike, mundësia për kurim shtëpiak…ja jep shpresë se nuk do të ndodhë diçka dramatike duke pasur parasysh edhe masat të cilat tani janë në fuqi”, tha ministri i Shëndetësisë.

Po bëhet adaptimi i spitalit “Shtatori” të mund të pranojë raste që janë të dyshimta apo me diagnostikim të koronës, ndërsa u nevojitet lloj tjetër të intervenimit. Në mënyrë shtesë, po bëhen përgatitje të mund të pranohen edhe pacientë të cilët nuk do të mund të vendosen në Klinikën për Sëmundje Infektive për shkak të plotësimit të kapacitetit të tij.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve t’u përmbahen masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Për secilin që nuk do t’i respektojë rekomandimet, janë paralajmëruar edhe sanksione, të cilat tashmë kanë filluar të shqiptohen.

Kryeministri Oliver Spasovski, sonte në emisionin “Vin –Vin” në TV Telma, njoftoi se me siguri që nesër do të merren masa për të transferuar automatikisht këdo që nuk respekton urdhrin në izolimin në shtëpi, në qendrat e karantinës.

Si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e virusit, Spasovski njoftoi gjithashtu se Vodno që nesër do të jetë e mbyllur për qytetarët nga ora 18 deri në orën pas 6 të mëngjesit për të parandaluar grumbullimin e qytetarëve dhe shtoi se do të hetohet informacioni për marrjen me qira të shtëpive në disa në disa lagje të qytetit si dhe kontratave për dhënien me qira.

Dje u paralajmërua dhe se javën e ardhshme do të duhet të fillojnë me punë pikat për testim në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup që të përfshihen numër më i madh i qytetarëve duke pasur parasysh atë që tashmë ka transmision lokal në qytet.

Qëllimi është që të arrihet deri te të gjitha kontaktet fillestare sepse janë njerëzit më të rrezikuar të cilët mund të jenë në përqindje më të lartë të infektimit dhe ta përhapin infektimin. “Ky do të jetë qëllimi dhe në testimin shtesë të cilin duam ta fillojmë në fillim të javës së ardhshme. Do të thotë të përhapet në pjesë të pacientëve asimptomatikë të cilët janë në grupet me rrezik. Për këtë shumë me rëndësi është vetëdija e qytetarëve veçanërisht të atyre të cilët janë në grupim e rrezikuar. Konsideroj se kjo është pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme në të gjithë sistemin e luftës kundër virusit”, theksoi Filipçe.

Rasti i parë pozitiv në shtetin tonë u regjistrua më 26 shkurt, ndërsa për përballje më efikase me koronavirus në territorin e shtetit pardje u shpall gjendje e jashtëzakonshme. .MIA

Të fundit