29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritje e madhe ditore e numrit të vdekjeve nga koronavirusi i ri në Kinë

Numri i të vdekurve në Kinë nga epidemia e koronavirusit deri dje u rrit në 362, që është një rritje prej 58 personash në krahasim me një ditë më parë, kumtoi Komisioni kombëtar i shëndetësisë.

Nga rastet e reja të të vdekurve 56 janë shënuar në provincën Hubei, ndërsa një person ka vdekur në provincën Çonging.

Në Kinë janë regjistruar edhe 2.829 persona të prekur nga virusi, numri i përgjithshëm tani është 17.205 persona të prekur. ls/shk/

Të fundit