29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritje të çmimeve të aksioneve në bursat botërore

Çmimet e aksioneve në bursat botërore sot shënuan rritje, ndërsa çmimet e produkteve në bursat për mallra u përforcuan, pasi investitorët vendosën të injorojnë tensionet SHBA-Kinë dhe të mbështeten në rritjen e mbështetjes ekonomike në Kinë dhe hapjen e sërishme të ekonomisë botërore.

Indeksi FTSE 100 i Britanisë së Madhe dhe indeksi Nikkei 225 i Japonisë shënuan rritje përkatësisht 1,2 dhe 2,2 për qind, ndërsa indeksi i S&P 500 i Bursës së Nju-Jorkut është në rrugën e mirë për të thyer kufirin e 3.000 pikëve, për herë të parë që nga marsi.

Përforcimi i indekseve evropiane kontribuoi për rritje të vlerës së aksioneve të industrisë infrastrukturore dhe të turizmit me gati 7,0 për qind.

Aksionet e kompanisë turistike TUI u rritën me 35 për qind, ndërsa kompania ajrore IAG, në pronësi të “British Eruejs”, me 20 për qind, pas njoftimit të Spanjës për sezon turistik pa karantinë në muajin e ardhshëm dhe informacione mbi ndihmën shtetërore gjermane për “Lufthansa” në vlerë prej nëntë miliardë euro.

Në tregjet e këmbimit valutor, dollari shënoi rënie në krahasim me jenin në 107,52 jenë, por prapë lëvizte nga 105,97 deri në 108,08 jenë në fillim të muajit maj.

Euro shënoi rritje në krahasim me dollarin amerikan në 1,0954 dollarë amerikanë, ndërsa funta u rrit për 1,0 për qind pasi ekonomisti kryesor i Bankës së Anglisë tha që banka qendrore britanike nuk është afër vendosjes së normave negative të interesit. bs/ab/

Të fundit