25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut është rritur mbi 11 %, rreth 81 mijë denarë është rroga mesatare e sektorit më të paguar

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare mujore ka shënuar rritje prej 11.5 përqind në muajin korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (17.8%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (17.5%) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (16.3%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndërkohë është regjistruar ulje e rrogës në tregtinë me automjete, minierat e guroret dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit korrik 2022, është 31 812 denarë, ndërsa rroga mujore bruto është 47 590 denarë”, sqarojnë nga Enti.

Rroga më e lartë mesatare mujore është regjistruar në sektorin e Programimit kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera në vlerë prej 81 579 denarë.

Të fundit