16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rruga Tetova-Prizren, premtime pafund

  • Puna e Komisionit dypalësh për përcaktimin e trasesë së rrugës Tetovë-
    Prizren është mbyllur.Tash do të duhet që dy qeveritë, respektivisht ajo e
    Kosovës dhe Maqedonisë së veriut,të gjejnë mënyrat e financimit të
    rrugës. Këtë për Televizionin Koha e ka thënë zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi.
    Sektori I bizneit kërkon që më në fund të dy qeveritë, edhe ajo e
    Kosovës ajo e maqedonisë së veriut të marrin guximin ta realizojnë këtë
    rrugë.
    Akuza në drejtim të qeverisë për mos realizimin e projekteve
    infrastrukturore me Kosovën, ka drejtuar edhe Arben Taravari, ushtrues
    detyre kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
    Sipas studimit të fizibilitetit, parashihet që të ndërtohet një tunel me
    gjatësi prej 6.4 kilometra kurse traseja kryesore do të kalojë përmes
    fshatit Brodec, ndërsa sipas palës kosovare kjo rrugë do të kushtojë
    rreth 150 milion euro./Tv Koha/

Të fundit