24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rruga Tetovë – Prizren, Maqedonia një hap para Kosovës | VIDEO

Edhe pse nuk ka një kosto të saktë se sa mund të kushtojë, megjithatë ekspertët kanë dhënë tre variante për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.Rruga me gjasë duhet të jetë rreth 60 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge është një kërkesë e kahmotshme e banorëve që jetojnë në të anët e malit Sharr respektivisht Tetovës dhe Prizrenit.Së fundi është bërë edhe studimi fizibiliti, ndërsa me këtë edhe jepen kahjet se si do të ndërtohej kjo rrugë mjaft e përfolur viteve të fundit.

Ministri për përmirësimin e klimës investuese Hisen Xhemaili për Televizionin Koha thotë se tre variantet e studimit fizibiliti përfshijnë ndërtimin e tuneleve.

“Një nga variantet është me tunel më të gjatë  me gjashtë kilometra e 400 metra, një variant është me një tunel prej 3 kilometra dhe varianti itretë është 1700 metra tune.Të tre variantet dallojnë njëri prej tjetrit.Varianti me tunel më të gjatë nënkupton që tuneli të jetë në 1500 metra lartësi mbidetare dhe është parparë të jetë mes dy fshatrave Bozovcë dhe Veshallë në pjesën e lumit, variant i dytë është 3200 metra tunel,  në lartësi mbidetare prej 1500 metra poashtu i paraparë mes dy fshatrave Bozovcë dhe Veshallë.Varianti i tretë që është në një gjatësi prej 1800 metrave tunel  gjithashtu i paraparë mbi fshatin Veshallë por që është në një lartësi mbidetare prej 1800 metrave.Sipas eskpertëve variant më i mirë me kosto më të ulët është variant me tunel në gjatësi prej 3200 metrave”, thotë Ministri Xhemaili, transmeton Televizioni Koha.

Ndërtimi kësaj rruge edhe pse pa afatizimedo të thotë zhvillim të turizmit, zhvillim të  ekonomisë por edhe qasje më të afërt në Portin e Durrësit përmes “Rrugës së Kombit” për bizneset në Maqedoninë perendimore.

“Kjo ide që të shkohet dhe të ndërtohet një rrugë moderne e kohës për qarkullim të veturave dhe mallrave është më se e nevojshme dhe do të kishte efekte shumë pozitive sidomos në zhvillimin e  ekonomisë por edhe përshkak se në pjesën e Maqedonisë dmth zona gravitacionale që mund të kishte nevojë për këtë rrugë kap trë gjithë maqedoninë perëndimore nga qafthana deri në kumanovë, dmth kjo rrugë mund ti shkurtonte lidhjen në rradh të parë me Kosovën, me Prizrenin, Tetovën me Republikën e Kosovës por kjo do të kishte efekte edhe në qasjen sa më të shpejtë edhe në bregdetin shqiptar në lidhje me rrugën e kombit ndërsa efektet tjera përvec këtyre ekonomike në zonën tonë do të ndikonin pozitivisht edhe në zhvillimin e turizmit.Pasi që te kthesa e fshatit Shipkovicë në lidhje me Brodecin dhe do  të kalojë për në Prizren kjo do të ishte në prespektivë në zhvillimin e turizmit në prespektivë të Kodrës së Diellit por edhe për lidhshmërinë ose afërsin mes banorëve dhe kështu me radhë”, theksoi Ministri për përmirësimin e klimës investuese Hisen Xhemaili, transmeton Televizioni Koha.

Projekti i kësaj rruge është përmendur edhe në takimin mes mandatarit për formimin e qeverisë së re në Kosovë Albin Kurti dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Sipas Xhemailit, Maqedonia është një hap përpara për dallim nga Republika e Kosovës për këtë projekt pasi që ka edhe studimin fizibiliti dhe ky studim mund të shërbejë edhe tek pala kosovare për të iniciuar nënshkrimin e memorandumit mes dy shteteve që më pas edhe të kërkohet fonde për realizimin e së njejtës.

Urim Hasipi – Tv Koha

 

Të fundit