16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rrugët, makinat dhe garazhdet pushtohen nga uji – Pamje nga përmbytja në Slloveni

Sllovenia është prekur mbrëmë nga stuhi të shumta dhe shira të rrëmbyeshëm, duke bërë që rreth 500 ndërtesa të jenë mbuluar nga uji. Ekipet e emergjencës, kanë pranuar mbi 2.700 telefonata nga qytetarët, në lokalitete të ndryshme të Lubjanës.

Në pamjet e bëra virale në rrjete sociale, shihet se si rrugët dhe garazhdet nëntokësore janë mbuluar nga uji. Një sërë makinash janë shkatërruar, e qindra prej tyre kanë ngecur për shkak të nivelit të madh të ujit.

Sipas meteorologut slloven Rok Nosan, në disa pjesë për pak orë ka rënë shi që për atë sasi do të nevojitej të kishte dy muaj reshje shiu.

 

Të fundit