20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rryma në spitalin modular ishte vendosur pa asnjë kriter

Vendosja e rrjetit të rrymës elektrike në Spitalin Modular në Tetovë është bërë në shpërputhje me rregullat e parapara me ligj.Kështu, ka thënë eksperti gjyqësor Irfan Shaqiri, gjatë paraqitjes së dëshmisë së tij pas hetimit që ka bërë një ditë pas zjarrit në Spitalin modular në Tetovë.Ai tha se procedura e instalimit të rrymës elektrike ka qenë joadekuate dhe jashtë normave.Instalimi i rrymës sipas tij duhet të vendoset në bazë të skicave të cilët janë të përpiluara në standardet evropiane dhe që aplikohen edhe nga Oda e Eleketriçistëve. Ai shtoi se objekti i modularit është montuar ashtu siç është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, por detyra e tyre ka qenë vetëm të montohet objekti.Shaqiri tha sesa i përket pjesës së rrymës elektrike nuk ka asnjë elaborat lidhur me këtë.Ai shtoi se ka rryma është vendosur në bazë të një skeme e cila është për përdorim të brendshëm të spitalit dhe nuk ishte dokument valid. Ekzistojnë edhe standarde evropiane ku në mënyrë strikte definohen proceset e vendosjes së rrymës elektrike në objekte spitalore, sqaroi ai.

“Akti i kyçjes së objektit në lartpërçuesin është bërë nga dy elektriçist të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pra nuk ka qenë elektriçist dhe nuk kanë pasur asnjë dokument ose elaborat i nevojshëm për këtë rast.Puna nuk është mbikqyrur nga elektroinxhinier me liçencë nga Oda e Elektriçistve.Vendosja e rrymës elektrike është bërë pa asnjë dokument dhe se çfarë kabllo duhet të vendoset në bazë të rregullave.Rryma është vendosur në bazë të udhëzimeve nga elektriçist më të vjetër, por edhe nuk ka pasur as udhëzues dhe skemë se si do të vendoset rryma.Poashtu edhe kablloja është vendosur pa standarde të parapara”, tha eksperti gjyqësor Irfan Shaqiri.

Në seancë është paraqitur edhe dëshmitarja Olgica Delevska,e cila tha se natën kritike kur ka shpërthyer zjarri ka qenë prezente me burrin e saj në spitalin modular.

“Kemi dëgjuar njerëzit duke thirrë ndihmë,njerëzit kanë qenë në panikë, shpërtheu zjarri dhe kemi filluar çdo kush që të gjendet dhe të shpëtojë në mënyrëne tij.Janë thyer dritaret dhe kam kërcyer nga dritarja duke dalur jashtë. Nuk kam vërejt se ka aparat kundër zjarrit”, sqaroi dëshmitarja Olgica Delevska.

Ndërkaq, kanë reaguar pjesëtarët e familjeve të viktimave kur gjykatësi ka ftuar dëshitarët që sipas familjarëve ata janë viktima që janë djegur dhe është lëshim i madh i gjykatës, ku viktima ftohet si dëshmitarë.Pala mbrojtëse e të akuzuarve, Florin Besimit, Artan Etemit, Boban Vuçevski, dhe personit juridik të Spitalit modular, filloi me leximin e dëshmive dhe më pas do të vazhdohet edhe me thirrjen e dëshmitarëve. Gjatë seancës, nuk u pranua kërkesa e palës mbrojtëse që të dëshmojë një person nga krim teknika e forenzikës së Gjermanisë. Seanca e rradhës do të mbahet më 21 mars.Në zjarrin që kaploi Spitalin Modular në Tetovë më 8 shtator të vitit 2021 humbën jetën 14 persona.

 

Të fundit