29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sa miliardë euro do të kushtojnë dhe kur do kryhet Korridori 8 dhe 10D?

Drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi deklaroi  se Projekti i ndërtimit të Korridorit 10 D dhe Korridorit 8 parashihet që të kushtojë gjithsej 1 miliard e 300 milionë euro dhe me një afat kohor prej 4 vite e 7 muajsh.

Ai ftuar në emisionin ’99 Minuta’  tha se shpreson që projekti Korridori 8 të jetë gati në fillim të vitit 2028.

“Ne jemi të bindur se më 1 Janar të vitit 2028 do të lëvizim me një autostradë shumë të sigurtë… Shpresojmë se ndërtojmë Unazën e Kombit dhe në vitin 2028 do të lëvizim shumë të sigurt, shumë shpejt dhe do të jemi më afër njëri tjetrit… Nëse e shikojmë në aspektin kohor nga viti 93 e deri tash, atëkohë na duheshin 14 orë që të shkojmë deri në Tiranë. Sot shkojmë për 5 orë dhe në 2028-ën do të shkojmë në më pak se 2 orë”, deklaroi mes tjerash Ejup Rustemi.

Të fundit