16/04/2024
16.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sa para i nevojiten familjes 4-anëtarëshe në Maqedoni?

Sipas të dhënave të reja të shportës sindikale që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedoniusë, për 122 denarë janë rritur shpenzimet themelore të një familje 4-anëtarëshe.

Shpenzimet minimale për një familje 4-anëtarëshe, sipas përllogaritjeve të LSM-së është 33.772 denarë. Prej tyre, gati 42 për qind shkojnë për ushqim dhe pije, 32 për qind shkojnë, 32 për qind për pagesëne faturave, 7.4 për qind për transport, 7.2 për qind për higjienë dhe 6.2 për qind për vesha, ndërsa pjesa tjetër për shërbime mjekësore dhe aktivitete kulturore.

Sipas përllogaritjeve të LSM-së, shpenzimet minimale të një familje 4-anëtarëshe mund të mbulohen vetëm me pagë mesatare. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare në janar ka qenë 28.272 denaarë, ndërsa vlera e shportës sindikale për të njëjtin muaj është 33.650, përkatësisht shpenzimet minimale për një familje 4-anëtarëshe kanë qenë për 5.378 denarë më shumë se paga mesatare.
LSM disa herë ka kërkuar rritjen e pagës minimale, ndërsa sipas rritjes së fundit të pagës minimale që ishte në mars të këtij viti paga minimale është 15.194 denarë.

Të fundit