29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sali: Kusht për heqjen e masave parandaluese është rritja e përqindjes së imunizimit

Kusht për heqjen e masave parandaluese si mbajtja e maskave, dezinfektimi dhe distanca, sipas ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali është rritja e përqindjes së imunizimit të popullatës. Megjithatë, me këtë tempo të imunizimit, sipas tij, do të ndodhemi në situatë pandemia në botë të përfundojë, ndërsa tek ne të vazhdojë për edhe disa muaj.

“Shohim komente se Danimarka dhe Britania e Madhe i kanë hequr masat, por atje përqindja e vaksinimit është 86, ndërsa në Itali – 91 për qind, ndërsa tek ne është 41 për qind. Mbi çfarë baze t’i heqim ne masat”, deklaroi sonte ministri Sali në pjesëmarrjen në televizionin Kanal 5.

Vaksinimi i zvogëluar, sipas Salit, i referohet edhe asaj që tek një pjesë e opinionit ka mosbesim në cilësinë e vaksinave, për çka siguroi se të gjitha vaksinat ruhen në vend përkatës dhe të rekomanduar.

“Vaksinat e marra nga Italia kanë afat deri në fund të korrikut të këtij viti. Tashmë jemi duke ndërmarrë masa dhe kjo është pjesë e kësaj fushate se kemi vaksina të sigurta, ndërsa atyre që u ka kaluar afati do të shkatërrohen në mënyrë përkatëse”, deklaroi Sali.

Komisioni për Sëmundje Infektuese tashmë ka iniciuar debat të brendshëm për ndërmarrjen e masave konkrete për vaksinim, me fokus në pacientë të cilët janë në grupet më të rrezikuara dhe të cilët janë më shpesh të hospitalizuar. Sali, informoi se ata janë pacientë mbi 50 vjeç, me diabet, hipertension, sëmundje neuromuskulare, për të cilët do të bëhet fushatë të thirren dhe t’u thuhet se janë të targetuar si rrezik potencial për shëndetin e tyre.

“Vaksina ka dhe janë të sigurta. Në shtet janë rreth 40 pika vaksinimi dhe mjafton vetëm që qytetarët të shkojnë dhe të vaksinohen”, deklaroi Sali.

Të fundit