28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sali: Mjekët e rinj s’duan të bëhen mjekë amë! Kuadri shëndetësorë po plaket

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në konferencën e sotme për shtyp tha se si institucion po analizojnë problemin me mungesën e mjekëve amë, përcjell TV21. Sali tha se përpos problemit që mjekët e rinj nuk duan të bëhen mjek amë, po ballafaqohen edhe me problemin e plakjes së kuadrit mjekësorë.

“Gjithashtu kemi sfidë me mjekët e rinj, që nuk duan të bëhen pjesë e nivelit primarë dhe këtë problem po e trajtojmë, po e diskutojmë, se si mund ta zgjidhim që një mjek i ri të dëshiron të bëhet mjek amë në vendin e tij të lindjes apo në vendin ku aktualisht jeton, dhe gjithsesi është sfidë edhe plakja e kuadrit shëndetësorë, edhe këtë analizë po e bëjmë se si të iu mundësojmë qytetarëve tanë që të kenë mbrojtje shëndetësore me të gjithë këtë sfidë me shkuarjen e mjekëve në pension”, deklaroi mes tjerash ministri Sali.

Të fundit