Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Sali Murati – kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Sali Murati – kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjykatësi Sali Murati prej sot është zgjedhur për kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Ai këtë funksion do ta marrë prej më 1 nëntor, kur kryetarit aktual Nikolla Ivanovskit i skadon mandati, njofton Portalb.mk.

Gjykatësit kushtetues kryetarin e zgjedhin me shumicë prej dy të tretave prej numrit të përgjithshëm, me votim të fshehtë. Çdo gjykatës mund të propozojë kandidat për kryetar. Propozimin e konfirmon komisioni prej tre gjykatësve, të zgjedhur me shumicë prej numrit të përgjithshëm të gjykatësve.

Sali Murati është lindur më 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit. Sipas përkatësisë etnike është turk. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit në vitin 1991, ndërkaq provimin e jurispodencës e ka kaluar në vitin 2005.

Prej vitit 1993 deri në vitin 2005 ka punuar në Byronë për Shërbime Juridike dhe Ekonomike – Gostivar, si jurist i diplomuar.

Prej vitit 2005 deri në vitin 2012 si avokat në Gostivar. Prej diplomimit e deri më sot aktivisht është marrë me problematikën juriidke në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtat e komuniteteve, lirisë së mendimit dhe fetare dhe të drejtës private ndërkombëtare.

Ka publikuar shumë artikuj të problematikës juridike në revista të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit. Ka marrë pjesë në mbi 15 konferenca ndërkombëtare me përmbajtje juridike në vende të ndryshme jashtë vendit. Veçmas ka punuar në problemet e komunitetit jo të shumicës në vend.

Related posts

22 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, në total 584 raste

Televizioni Koha

BE rekomandon të lejohet udhëtimi për të vaksinuarit nga Ballkani

Televizioni Koha

ASH dhe AAA pa zgjidhje – Qeveria miraton idenë e Lëvizjes BESA për Ligjin për shtetësi

Televizioni Koha

Leave a Comment