24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sali: Nuk është koha për protesta, sot është dita botërore e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot informoi se Ministria është në kontakte të vazhdueshme me të gjitha shoqatat e mjekëve amë.

Ai bëri të ditur se po punojnë maksimalisht për një model të ri të finansimit të mbrojtjes primare shëndetësore, por protestat e sotme të mjekëve amë, sipas tij, janë të panevojshme sepse sot është dita botërore e shëndetit, shkruan Zhurnal.

“Kjo protestë është legjitime, por jo në kohën e duhur. Ne punojmë në një model të ri të finansimit të mbrojtjes primare shëndetësore. Konsideroj se dita është për shënimin e ditës së shëndetësisë, e jo për protesta. Unë do u bashkangjitem, kjo është e drejtë legjitime. Ato do t’i kem mysafir dhe do të jetë mirë t’i shohë si grupë”, tha Sali./Zhurnal.mk

 

Të fundit