25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sali: Numri i personave me astmë është vazhdimisht në rritje

Dita Botërore e Astmës sipas kalendarit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) këtë vit shënohet më 3 maj dhe është një sëmundje e rëndë kronike që arrin në 300 milionë pacientë në mbarë botën nga të gjitha grupmoshat, ka shkruar sonte ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në Facebook.

Ministri Sali shprehet se numri i pacientëve në vendin tonë është nga 80 mijë në 100 mijë dhe është në rritje të vazhdueshme.

“Një nga qëllimet tona kryesore është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe mbrojtja e shëndetit me barna të cilësisë së lartë dhe të përballueshme që ofrojnë një rezultat më të mirë në trajtimin e pacientëve me astmë dhe sëmundje kronike të mushkërive”, shkroi ministri Sali. /Nistori/

Të fundit