20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Schieder: Është koha e fundit që RMV të hap negociatat me BE-në

Eurodeputeti Andreas Schieder mbrëmë në debatin në Klan Maqedoni, potencoi se është koha për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, për nisjen e negociatave me BE-në.

”Vetëm disa deputetë kanë çështje të tjera për të diskutuar. Por ne jemi të bashkuar, sepse e dimë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë reforma vërtet të thella. Se ajo gjithmonë përmbush atë që kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar. Është koha e fundit për të dhënë dritën jeshile për negociata, në mënyrë që të fillojnë reformat e ardhshme dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian”.

“Prandaj, ne besojmë se bisedime të tilla midis Bullgarisë dhe Maqedonisë për aspekte kulturore dhe të tjera mund të integrohen në mënyrë të përkryer në rrjedhën e negociatave për anëtarësim”, tha eurodeputeti Austriak Andreas Schieder .

Të fundit