25/04/2024
3.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: VMRO-DPMNE ËSHTË PARTI KRIMINALE

Nëpërmjet një komunnikate me shkrim nga LSDM thonë se verdiktet për “Parcelat në Vodno” janë konfirmim i ri, se VMRO-DPMNE është parti kriminale.

Aktgjykimet për rastin “Parcelat në Vodno” janë një tjetër konfirmim i fortë i asaj që e dinë shumë mirë qytetarët, opinioni maqedonas: VMRO-DPMNE është parti kriminale.

Ndër të tjera ata shtojnë se shefi i Mickoskit është dënuar me 7 vite burg.

Shpërlarja e parave, pasurimi i paligjshëm, fshehja e pasurisë, madje edhe keqpërdorimi i parave nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë veprat penale që kryeshefi Mickoski i ka kryer në këtë rast gjyqësor.

Këto krime për të cilat tani ka një vendim gjyqësor janë kryer në vitin 2015, periudhë kur Hristijan Mickoski ishte këshilltar i Nikolla Gruevskit. Pas rasteve “Tanku” dhe “Dhuna në Qendër”, ky është aktgjykimi i tretë me burgim për Gruevskin. Por pse hesht Mickoski? VMRO-DPMNE mbetet partia më kriminale në Evropë dhe Mickoski mbetet i vetmi që mbron krimin, thuhet mes tjerash në komunikatë.

/KlanMacedonia/

Të fundit