20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Së paku pesë civilë e humbën jetën në granatimin e ri të Tripolit

Së paku pesë civilë e humbën jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar, mes të cilëve edhe një fëmijë, në sulmin raketor ndaj Tripolit, që e kryen milicitë lojale të gjeneralit të pensionuar Kalifa Haftar, lider i forcave jolegjitime nga Libia lindore.

Këshilltari i Ministrisë libiane të Shëndetësisë, Emin el-Hashimi, deklaroi se sulmi është kryer ndaj rajonit Furnac, në afërsi të Tripolit, ku jetojnë persona të zhvendosur nga të gjitha pjesët e këtij vendi afrikan.

Ekipe të ndihmës së shpejtë u dërguan në vendin e sulmit, lajmëron agjencia Anadollu.

Në shumicën e video xhirimeve që u bënë virale në Internet shihet se si mbi Tripolin ngritet tym i zi i dendur.

Milicitë e Haftarit prej fillimit të majit, kryen disa sulme raketore ndaj pjesëve të kryeqytetit libian, në të cilat deri më tani jetën e humbën mbi 20 civilë, përfshirë edhe gra dhe fëmijë. ab/

Të fundit