24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

SEANCA PËR LLASKARCËN NËN TENSIONE: Shtohen dyshimet te super-ekspertiza!

Eksperti që ka kryer super-ekspertizën, Zekirija Zekiri gjatë seancës gjyqësore u pyet nga prokurori Publik, se a ka pasur përvojë edhe në kryerjen e super-ekspertizave tjera por përgjigja e tij ishte që ka kryer super-ekspertiza tjera por jo të mjeteve të aksidentuara

Zenel MIFTARI

Shkup, 16 mars – Sot ka vazhduar seanca për rastin e aksidentit në afërsi të fshatit Llaskracë të autobusit Durmo Turs. Ashtu si seancat tjera edhe në këtë seancë kishte situatë të tensionuar mes palëve. Palët akuzuan njëri-tjetrit për ofendime dhe ndërhyrje të panevojshme gjatë pyetje të prokurorit dhe avokatëve mbrojtës.

Eksperti që ka kryer super-ekspertizën, Zekirija Zekiri gjatë seancës gjyqësore u pyet nga prokurori Publik Darko Jakimovski, se a ka pasur përvojë edhe në kryerjen e super-ekspertizave tjera, por përgjigja e tij ishte që ka kryer super-ekspertiza tjera por jo të mjeteve të aksidentuara. Gjithashtu Zekiri, deklaroi se në lentën ku ka lëvizur autobusi nuk kanë gjetur gjurmë të frenimit.

Avokati i familjarëve të të dëmtuarve Vlladimir Nikollovski, para mediave deklaroi se ashtu si herën e kaluar përsëri të gjithë deklaratat e ekspertit që është doktor i shkencave nuk janë të plotësuar nga ekspertët tjerë dhe nuk janë të kompletuar. Ku sipas tij, nuk janë edhe reale. “Dua të them se eksperti me qëllim po ikë prej përgjegjësisë dhe pyetjeve të parashtruara nga prokurori. Me të vetmin qëllim që të ikë nga ajo që ka dhënë konkluzion në ekspertizë Fakulteti i Makinerisë”, u shpreh Nikollovski.

Sinisha Ristevski, familjar i njërit nga viktimat e aksidentit u shpreh se çdo herë kur avokatët e të akuzuarve ndjejnë që ekspertët e tyre nuk kanë përgjigje ose nuk dinë se si të përgjigjen atëherë njëri prej tyre ngrit tensione me të vetmin qëllim që të ndërkrehet procesi gjyqësor. “Ngritja e zërit dhe orkestrimi i të gjithë avokatëve mbrojtës për të ngritur nervozizëm dhe për të hutuar prokurorinë publik, bëhet me të vetmin qëllim të paraqitemi se ne jemi ata që kërcënojmë dhe krijojmë tensione në seancë. Në këto pesë vitet e fundit kjo është bërë gati se në çdo seancë. Sepse pala mbrojtëse përmes vonesës së këtij procesi gjyqësor dëshiron të arrihet deri në një pamje që të paraqitemi ne si dekonstruktiv dhe persona që nxisim tensione. Por megjithatë ata nuk do të kenë mundësi ta arrijnë këtë qëllim sepse edhe pse ndjejmë dhimbje nga humbja e më të dashurve tanë, ne do t’i japim fund në mënyrë më autentike këtij procesi gjyqësor”, u shpreh ai.

Avokati mbrojtës Sashko Dukovski, deklaroi se njëri nga të dëmtuarit e kërcënoi gjatë seancës gjyqësore, duke ju drejtuar me fjalë “do ta shohësh ti”, i njëjti ka sulmuar edhe klientin tim disa herë në Gostivar, raste që janë paraqitur në stacionin policor në Gostivar si vepër penale për rrezikim të sigurisë. “Dua të përmendi se avokatura është funksion publik. Ne e kryejmë funksionin tonë, nëse nuk do të isha unë do të ishte ndokush tjetër, ndërsa nga ana tjetër jemi më të prekurit dhe më të sulmuarit nga ofendimet më brutale nga një pjesë e të dëmtuarve. E drejta e mbrojtës është e garantuar me ligj”, u shpreh ai. Dukovski shtoi se i vjen keq për tragjedinë që ka ndodhur e veçanërisht për ata që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por ai shtoi se kjo nuk do të thotë të shfrytëzohet rasti dhe seanca të shndërrohet në cirkë të vazhdueshëm. “Nuk e di çfarë referenca tjera duhet të ketë për të qenë ekspert përveç licencës. Pyetjet e llojit se në çfarë drejtimi ka të kryer magjistraturën dhe të ngjashme nuk janë adekuate”, shtoi ai.

Ndryshe, në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për kryerjen e krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtin krim. (koha.mk)

Të fundit