17/05/2022
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Seancë e re gjyqësore për lëndën “Fortesa-Target”

Në Gjykatën penale në Shkup, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Fortesa-Target”. Lënda është në fazën e prezantimit të dëshmitarëve.

Për sot është parashikuar të dëshmojnë dëshmitarët e DSK-së. Deri tani në këtë procedurë kanë dëshmuar informatorët Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Kostovski, ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski, ish kryeministri Zoran Zaev dhe persona tjerë.

Të akuzuar në këtë lëndë për përgjim ilegal janë Sasho Mijallkov, ish drejtori i DSK-së, Gordana Jankullovska, ish ministre e punëve të brendshme dhe persona tjerë të DSK-së.

Lëndën e udhëheq Këshilli penal i përbërë nga gjykatësja Xheneta Begtoviqi dhe Vlladimir Tufegxhiq.

Akuza është përfaqësuar nga prokurorët Artan Ajro, Trajçe Pelivanov dhe Lençe Ristovska. .(MIA) sa/

Të fundit