19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Seancë e re për rastin “Monstra”, është paralajmëruar dëgjimi i “bombave”

Sot në Gjykatën Penale të Shkupit, do të mbahet seancë e re për rastin “Monstra”, në të cilën ashtu siç është paralajmëruar pritet që të dëgjohen “bombat” apo bisedat e përgjuara të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat ia ka dorëzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Bisedat e përgjuara paraprakisht të njëjtat të pastrohen nga fjalët e pahijshme, intime, private apo vulgare. Në provat materiale për vrasjen e pesëfishtë ka gjithsej 38.000 biseda të përgjuara dhe sms-porosi.

Lubomir Joveski, prokurori shtetëror publik autorizoi ish-prokurorët e PSP, Fatime Fetain dhe Gavril Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë rastin “Monstra”, pasi paraprakisht ky rast, bashkë me lëndët tjera të PSP-së janë transferuar në PTHP. Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski u kthyen në Prokurorinë Themelore Publike dhe tani prej atje do ta përfaqësojnë rastin “Monstra”.

Të fundit