25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Secili që ka bërë test për antitrupa duhet të bëjë edhe test për praninë e koronavirusit

Të gjitha institucionet e shëndetit publik u përmbahen rekomandimeve për trajtimin e pacientëve urgjent, përfshirë edhe ato me sëmundje malinje. Në spitale ekziston një urdhër, sipas të cilit duhet të ketë pjesë (ambulanca, shtigje) për këta pacientë. Në të njëjtën kohë, asnjë pacienti nuk i është shkurtuar shërbimi në asnjë institucion shëndetësor, tha sot pasdite ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, Filipçe vuri në dukje se të gjitha rastet e koronavirusit të diagnostikuar në periudhën e kaluar i përkasin transmetimit lokal. Kjo është mënyra e bartjes së të gjitha rasteve të konfirmuara në të gjithë vendin.

Lidhur me kohën nga testimi deri në marrjen e rezultatit, ministri sqaroi se procedura zakonisht zgjat 24 orë. “Nëse merret kampioni gjatë ditës, analizohet ose në mbrëmje ose ditën tjetër. Ky proces zgjat 24 orë, i cili përfshin mbledhjen, përgatitjen dhe përpunimin e materialeve të marra para se testi të bëhet në laborator”, tha Filipçe.

Sipas tij, kushdo që ka bërë test të antitrupave duhet të bëjë test edhe për praninë e virusit (antigjenit) që të dihet nëse është i sëmurë dhe mund ta përhapë infeksionin. Mendimi ekspert i Komisionit për sëmundje infektive është se njerëzit asimptomatikë nuk kanë nevojë të testohen.

Ministri Filipçe nuk ka informacion, siç përmendi, se tek pacientja që është indikuar hospitalizimi, kjo nuk është zbatuar. mb/

Të fundit