25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë 32 kundërvajtje për parakalim të parregullt

  • Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje nga ora 14:00 deri në ora 19:00
    në zonën e gjerë të Pollogut kanë kryer aksion kontrollues për parakalim
    në të cilin janë zbuluar gjithsej 32 kundërvajtje dhe ligjërisht janw
    sanksionuar. Numri më i madh i shkeljeve të konstatuara ka të bëjë me
    parakalimet në vende të ndaluara, 4 në kolonë dhe 1 në vende të
    pavëzhgueshme. Për të gjithë shoferët kundërvajtës janë përgatitur
    parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, e disa
    prej tyre do të përballen me heqje të përkohshme të patentë shoferit nga
    tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 10 lloje të
    tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Sektori i Punëve të Brendshme
    Tetovë këshillon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që të mos bëjnë
    parakalime në zonat e ndaluara dhe veçanërisht në të ashtuquajturën
    “vijë e plotë”, sepse në këtë mënyrë menjëherë rrezikojnë sigurinë e tyre
    dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu, apelohet që shpejtësia të
    rregullohet sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në orët e hershme të
    mëngjesit dhe të vona të mbrëmjes, sepse kushtet e vjeshtës në rrugë
    janë përpara dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme vigjilenca dhe
    përqendrimi maksimal i drejtuesve të mjeteve./Tv Koha/

Të fundit