29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sektori për punë të brendëshme Tetovë apelon tek qytetarët

Gjatë ditëve të fundit në rajonin e Pollogut, dukshëm janë rritur lëvizjet nëpër arrat dhe fushat, në të cilat intenzivisht mblidhen kulturat buqësore, si dhe nëpër malet, ku me intensitet të lartë janë duke u kryer aktivitetet për prerjen dhe transportimin e drunjëve për ngrohje.
Për këtë arsye, duke pasur parasyshë edhe zjarret e fundit që u përhapën në këtë rajon gjatë kësaj jave, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsëri apelon deri te bujqit, dhe individ tjerë të jenë maksimalisht të kujdesëshëm, nëse lëvizin apo punojnë në fushë, të mos ndezin zjarre, të cilat shumë shpejtë mund të përhapen, kryesisht nëse frynë erë. Për arsye se barishtet janë shum të thata dhe për një moment mund të përhapen zjarre, me pasoja të padëshiruara materijale dhe ekologjike.
Atyre që rastësishtë, nga pakujdesia apo me qëllimsht shkaktojnë zjarre, edhe një herë i’u bëhet me dije se, do të ballafaqohen me sanksione rigoroze ligjore, gjegjësishtë do të përgaditen parashtresa adekuate, me rrikujtim se nvarësisht nga lloji i zjarrit, rrethanat dhe pasojat përfundimtare, janë paraparë dënime me burg.
Sektori për punë të brendëshme Tetovë, në vazhdimsi është duke ndërmaruar masa të koordinuara preventive, që me kohë të parandalohen shkaqet e mudëshme të përhapjes së zjarreve, kurse në të ardhëshmen, së bashku me institucionet tjera, do të përforëcohen edhe aktivitetet e planifikuara kontrolluese në rajon dhe më gjërë. Kjo për arsye se, mund të vazhdoj moti relativisht i thatë dhe temperatuarat e larta gjastë kësaj periudhe të vitit.

Të fundit