23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sekuestrohen mbi 700 kilogramë mish në Klinë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Klinë, pasi që në lokalet e tyre është gjetur edhe sekuestruar mbi 700 kilogramë mish, për të cilat nuk kanë poseduar certifikatë për origjinën e mishit.Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:35.“Rr. Skënder Rexhepi dhe Ymer Berisha. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në dy lokalet e tyre ushqimor nga ana e inspektorëve AVUK-ut dhe policisë u janë gjetur dhe sekuestruar 745.6 kg mish të llojeve të ndryshëm, për të cilat nuk posedonte certifikatë për origjinën e mishit”, thuhet në njoftim.Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Të fundit