Maqedoni

Sela: Ahmeti ofertat duhet ti bëj në tryezën e përbashkët, e jo nga dera e makinës

Lideri i ASH, Ziadin Sela sonte në emisionin Argument në MTV2 ka komentuar akuzat që BDI bën se gjoja ASH nuk i është përgjigjur ftesës së BDI për bashkëpunim në zgjedhjet presidenciale.

“Po të ishte e sinqertë ajo ofertë duhet të bëhej në tryezën e partive politike shqiptare e jo duke hyrë në makinë nga dera”, theksoi lideri i ASH-së Ziadin Sela.

I pyetur rreth Prokurorisë Speciale, Ziadin Sela theksoi që Ali Ahmeti ka frikë nga e njëjta. Edhe pse sipas Selës i njëjti ka thënë që të hetohet BDI-ja, në moment që doli skandali i Fondit të Pensionit i njëjti u ngrit dhe tha që është shpifje dhe jo e vërtetë. Sipas Selës drejtori i takonte Aleancës për Shqiptarët, por BDI-ja institoi dhe e morri të njëjtin duke shkaktuar skandal dhe pashallëk në keqpërdorimin e fondeve dhe të parave.

“Këto para janë qindra milion, këto të jepen me interes në shërbim të bankave të ndryshme, qindra miliona mund të fitojnë funskionarët e BDI-së. Opozita shqiptare dhe shqiptarët nuk mund të shërbejn si presion ndaj shtetit të së drejtës që të mos funksionojnë e njëjta. Andaj nuk do të lejojë amnestimin e personave që kanë keqpërdorur fondet publike.”, theksoi Sela.

Related posts

Sela pyet: A e ka kryer punën e saj Prokuroria Speciale?

Televizioni Koha

Makina godet dy këmbësorë

Televizioni Koha

Pas’halidis: Prespa mundet dhe do të jetë liqeni i miqësisë dhe bashkëpunimit

Televizioni Koha

Leave a Comment