16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela dhe Gashi sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

Merr hov edhe më të madh bashkëpunimi mes koalicionit Aleanca-Alternativa me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Burime partiake thonë se në kuadër të këtij “bashkëpunimi vëllazëror”, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot në Prishtinë do të takohen me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Sela dhe Gashi do të takohen me Kurtin në selinë e Vetëvendosjes, kurse temë bisedimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit të metutjeshëm mes këtyre subjekteve,bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, kanë deklaruar për Lajm këto burime.

Të fundit