19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela ka disa kërkesa për të mbështetur ligjin e ri për Prokurorinë Publike

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, ka disa vërejtje mbi propozimin qeveritar, përveç Ruskoskës, Sela thotë se do të përpiqen të intervenojnë me amendamente në disa fusha kryesore.

Sela kërkon që materialet e përgjuara të shfrytëzohen si dëshmi edhe në Porokurorinë e re që do ta pasojë PSP-në. Përpos kësaj, deputetët e Aleancës do të kërkojnë edhe në Këshillin e Prokurorëve Publik të mos ketë anëtarë partiak dhe ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë qenë anëtarë të ndonjë partie. Përpos kësaj, ata do të propozojnë prokurori publik të jetë ndonjë ekspert nga jashtë.

“Ligji që propozohet ka për qëllim që të amnistohen dhe të mos shfrytëzohen si prova materiale të gjitha bisedat e përgjuara të cilat ishin subjekt i krizës politike. Ne si parti e interesuar për reforma të mirëfillta, jemi në pozitë shumë të vështirë. Duke mos e përkrahur ligjin, të amnistuar do të mbeten të korruptuarit dhe ata të cilët kanë abuzuar me detyrën zyrtare, ndërsa duke votuar për një propozim të këtillë ne do t’i amnistojmë të gjithë sepse ligji vlen nga tash e tutje”, deklaroi Sela.

Ndryshe sot është paraparë që në Kuvend të debatohet për propozim ligjin për PTHP-në, e që përfshinë dhe PSP-në.

Të fundit