25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela kandidati i vetëm për kryetar i ASH-së: Nuk ka përçarje brenda partisë

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, do të jetë kandidat i vetëm i kësaj partie në kongresin e radhës që do të mbahet më 27 mars.

“Statuti i ASH-së është ndër më liberalët dhe më demokratikët në vend, mund ti merrni dhe ti studioni. ASH-ja kufizon mandatin e kryetarit të partisë në dy mandate, ASH-ja ka legjitimuar fraksionin brenda për brenda partisë, pa çka që deri sot askush nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë…ASH-ja kur nuk e ka ndal fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe brenda për brenda saj. ASH-ja nuk ka anatemuar as një anëtar i cili mund të ketë thënë një mendim ndryshe edhe aty ku nuk është vendi. Unë si kryetar partie në detyrë akoma, kam bërë thirrje çdo anëtari që do të jetë edhe kryetar partie, të garoj, të shpreh kandidaturën dhe të konkurroj”, tha Sela në emisionin “Rruga drejt” në Alsat.

I pyetur nëse Ziadin Sela shkon pas hapave të Menduh Thaçit, ai tha se asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësia. Ndërkohë që u shpreh se në qoftë se do të zgjidhet për kryetar të ASH-së në kongresin e së dielës, ky do të jetë mandati i tij i fundit, sepse statuti i partisë nuk lejon më shumë se dy mandate.

“Unë jam kryetar partie në shërbim të anëtarësisë, dhe nga ana tjetër unë nuk kam mbledh nënshkrime për të garuar, çështje tjetër është se cili ka qenë këndvështrimi imë. Unë në jetë nuk i kam ikur kur përgjegjësisë dhe nuk do t’i iki përgjegjësisë”, deklaroi Ziadin Sela.

Ai mohoi zërat për përçarje brenda radhëve të partisë së tij. Sela me këtë rast nënvizoi raportet tij me kryetarin aktual të Gostivarit, Arben Taravari, duke theksuar se ndonjëherë kanë edhe mendime ndryshme, dhe se kjo është pjesë e demokracisë.

“Nga 2017 po e ndajnë Arbenin dhe Ziadinin, jo, dhe vazhdon, është e njëjta logjikë, është e njëjta kuzhinë që i përgatit këto gjëra, por sido që të jetë, ne i kemi raportet e shkëlqyera partiake. Nuk është se ja bëjmë qejfin njëri tjetrit çdo herë, por edhe debatojmë, jo vetëm me Arbenin por me gjithë anëtarët edhe të kryesisë së ngushtë dhe më gjerë. Natyrisht që këto momente subjektet politike i bëjnë edhe më të pjekura dhe më të organizuara dhe i bëjnë edhe më të forta”, deklaroi Ziadin Sela.

Të fundit