Sela : Ta sjellim ndryshimin bashkërisht dhe ta zhvillojmë jetën në tokën e të parëve tanë. Pe5ëshja jote, më 15 korrik sjell fitore të shkëlqyeshme! - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Sela : Ta sjellim ndryshimin bashkërisht dhe ta zhvillojmë jetën në tokën e të parëve tanë. Pe5ëshja jote, më 15 korrik sjell fitore të shkëlqyeshme!

Motivi ynë kryesor në këto zgjedhje është që ta mbajmë shqiptarin këtu. Kështu ka thënë nga tubimi i Kërçovës, kryetari i ASh, Zijadin Sela. Ai porosit që, koalicioni ASh dhe Alternativë janë për ëndrra, por i për t’i ndërtuar ëndrrat e vërteta, ëndrrat e nënave që i shohin çdo ditë fëmijët e tyre që largohen në ërgatë, për të ndërtuar ëndrrën e shkollave me nxënës e jo klasave bosh, për ëndrrën e jetës dhe plakjes këtu në tokën e të parëve tonë.

“Ne jemi për shqiptarët, sepse programi dhe platforma jonë në bazë ka çdo shqiptar. Ju gënjejnë vëllezër kur ju thonë se ne do të merremi me shqiptarët sepse, ne e duam ndryshimin për shqiptarët. Motivi ynë kryesor në këto zgjedhje është që ta mbajmë shqiptarin këtu, ta kthejmë shqiptarin që ka ikur sepse sot, ky është akti më i lartë patriotik. Dhe jemi të vetëdijshëm se çdo shqiptar i cili do të largohet nga puna, kjo gjë nuk do të ndodh, ia kemi vrarë shpresën. Përkundrazi, ju do të avancoheni. Ju që keni mbetur për bashkëpunëtor të rinj, vendin e keni për udhëheqës dhe ju do të bëheni pjesë e këtij koalicioni dhe bashkërisht ta sjellim ndryshimin dhe me këtë demokracinë, t’i japim fund monizmit 18 vjeçar, ta kthejmë shpresën dhe ta zhvillojmë jetën këtu në tokën e të parëve tanë”, tha Sela nga Kërçova.

Related posts

Gjykimi për rastin “Haraçi” sot vazhdon me dëshmitë materiale

Televizioni Koha

Në prill shpenzime më të larta për pemë dhe perime, më të ulëta për karburante, rroba

Televizioni Koha

Era dëmton edhe fasadën milionëshe të MEPSO-s që ishte ndërtuar gjatë projektit “Shkupi 2014”

Televizioni Koha

Leave a Comment