20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Selia e CIVILit shënjestër e vandalizmit me mesazhe kërcënuese dhe ofenduese

Selia e CIVILit përsëri është shënjestër e vanadalizmit me mesazhe kërcënuese dhe ofenduese. Paneli në oborrin pas selisë së organizatës, që përdoret për mbledhje dhe deklarata për opinionin është përmbysur, ndërsa mbi panelin është vendosur lopatë. Mbishkrimi me logon e organizatës “Zonë e lirë” menjëherë nën atë, janë të grisura, ndërsa para derës janë hedhur mbeturina. Mbi derë, me mjet të mprehtë është gdhendur fjala “Nazi” ( nacist).
Kjo nuk është hera e parë CIVILi të jetë shënjestër. Përveç se organizata dhe përfaqësueset dhe përfaqësuesit e saj janë vazhdimisht nën sulmin e nacionalistëve dhe radikalëve, madje edhe nga funksionarë të lartë të partive politike të caktuara dhe strukturave politike.
Menjëherë pas ngjarjeve të 27 prillit në 2017, selia ishte e grabitur, kur ishin të vjedhur llaptopë dhe arkiva elektronike e organizatës. Rasti asnjëherë nuk është i zgjedhur.
Në vitin 2018, në panelin e CIVILit ishin shkruar simbole dhe fjalë vulgare.
Natën mes 29 dhe 30 qershorit, vepruesit e panjohur, me agjendë të qartë politike, tentojnë të përcjellin mesazhe kërcënuese dhe ofenduese deri te organizata. Rasti menjëherë është paraqitur në polici.
CIVILi është organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, e formuar në vitin 1999, dhe gëzon besim të madh dhe mbështetje nga qytetaret dhe qytetarët nga të gjitha bashkësitë, me bindje dhe orientime nga më të ndryshmet. Ky akt vandal mundet vetëm t’i inkurajojë të gjithë qytetarët dashamirë dhe progresivë, dhe në veçanti anëtarët dhe mbështetësit e CIVILit të vazhdojnë me punën e tyre të mirë.

Të fundit