25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Senati amerikan miraton ndihmën prej 3.6 miliardë dollarëve për Ukrainën

Senatorët amerikan ka votuar paketën qeveritare prej 1.5 trilionë dollarësh, që përfshin edhe 13.6 miliardë dollarë ndihmë financiare që do të shkojë për Ukrainën, përcjell CNNa2.

Paketa, tashmë do t’i dërgohet presidentit Biden për ta firmosur e për ta shndërruar atë në ligj.

Senatorët ishin në një mendje, për ta kaluar sa më parë ndihmën për qytetarët e Ukrainës, të cilët po luftojnë për vendin e mijëra të tjerë për mbijetesë.

13.6 miliardë dollarë është ndihma financiare për Ukrainën, para që do të shkojnë për ndihma humanitare, për mbrojtjen dhe asistencë ekonomike. Pjesë e paketës janë edhe 4 miliardë dollarë që do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve që janë larguar nga vendi.

Të fundit