25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Senati i Universitetit të Evropës Juglindore e miratoi konkursin për regjistrim të studentëve në vitin akademik 2020/21

Senati pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) mbajti mbledhje me qëllim që të miratohet thirrja për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik 2020/2021 që përmban edhe programe të reja studimore. Prej aty informojnë se për shkak të gjendjes me virusin korona disa anëtarë kishin marrë pjesë në takim përmes internetit.

“Thirrja për regjistrimin e studentëve ka përmbajtje pragmatike, me programe studimore adekuate për nevojat e studentëve dhe kërkesat e tregut të punës. Këto programe janë kombinim i pragmatizmit amerikan dhe vlerave evropiane, siç është edhe emri i vetë universitetit. Këtë vit risi është oferta e dy programeve të reja studimore përderisa numri i fakulteteve mbetet i njëjtë”, deklaroi rektori Abdylmenaf Bexheti.

Nga Universiteti i Evropës Juglindore informojnë se për momentin po përshtaten në rrethanat e krijuara nga virusi i pandemisë COVID -19. Procesi i ligjëratave dhe mësimit realizohet përmes platformave onlajn për mësim të të gjithë studentëve në tre ciklet e studimeve, bëjnë të ditur nga UEJL-ja. fc/

Të fundit