16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Serbia konfirmon rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit

Në Serbi u zbulua rasti i parë i një varianti të ri të koronavirusit, u citua të dielën nga Presidenti Aleksandar Vuçiç. Ai tha se virusi ishte zbuluar tek një grua e cila kishte mbërritur nga Londra, por nuk planifikohen bllokime të reja.

Presidenti Vuçiç tha se të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me gruan e infektuar ishin vënë nën izolim, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug.

“Varianti i ri u zbulua në kohë dhe nuk do të ketë bllokime. E rëndësishme është të vazhdohet vaksinimi,” citoi Tanjug.

Deri më tani në Serbi janë imunizuar rreth 172,000 njerëz me tre vaksina të regjistruara në vend: Pfizer/BioNTech, Sputnik V e Rusisë dhe Sinopharm e Kinës.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vaksinimi ka filluar vetëm në Serbi dhe Shqipëri, ndërsa Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë marrë ende furnizime me ndonjë vaksinë.

Serbia raportoi të dielën për 1,318 raste të reja me COVID dhe 18 vdekje në 24 orët e fundit. Vendi ballkanik prej 7 milionësh ka raportuar gjithsej 383,603 infeksione me koronavirus dhe 3,886 vdekje që nga marsi 2020.

VOA/

Të fundit