24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Serioze gjendja me koronavirusin, të mos udhëtohet në Itali

Të mos udhëtohet aspak në veri të Italisë për shkak të seriozitetit me koronavirusin dhe të shmangen udhëtimet edhe në pjesët tjera të këtij shteti, ndërsa gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare të tregohen të dhënat e sakta. Personat të cilët janë kthyer nga jashtë vendit nëse zhvillohen simptomat të mos shkojnë te mjeku amë, por të drejtohen tek epidemiologët, ndërsa të gjithë t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e higjienës personale.

Përveç këtyre rekomandimeve të fundit deri tek institucionet vendore, nga Ministria e Shëndetësisë sot do të informojnë për masat e reja eventuale për parandalim dhe mbrojtje të koronavirusit pas takimit që duhet ta mbajë Komisioni për sëmundje infektive dhe Komiteti për ndjekje dhe informim për situatën me Kovid-19, ndërsa në pajtim me gjendjen e re dhe masat që i ndërmor Qeveria italiane duke e pasur parasysh seriozitetin me përhapjen e infektimit.

Me numrin e përgjithshëm të personave të infektuar i cili është rritur në 7.375, Italia u bë vendi i dytë në botë sipas numrit të viktimave dhe të infektuarve nga virusi. Gjithsej 366 persona e kanë humbur jetën.

Ministria e Punëve të Jashtme, në pajtim me informacionet e marra nga Konsullata e përgjithshme e shtetit tonë në Venecia – Itali, për shkak të seriozitetit të gjendjes me Kovid-19 në vend, rekomandin që qytetarët tanë mos udhëtojnë në rajonet dhe provincat: Lombardi, Rimini, Pezaro, Urbino, Aleksandri, Asti, Novara, Verbano Kusio Osola, Verçeli, Padova, Trevizo dhe Venecia.

Në kumtesën që e publikoi sonte MPJ-ja gjithashtu rekomandohet që qytetarët të shmangin udhëtime të panevojshme në zonat e tjera të Italisë. Për ata qytetarë të cilët tashmë ndodhen në Itali, rekomandojnë rrjtje e masave të kujdesit në çdo kohë, të ndiqen mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve lokale. Më shumë informacione mund të marrin në travel.mfa.gov.mk.

Konsullata jonë e përgjithshme në Venecia, duke e ndjekur praktikën e përfaqësive të tjera konsullore evropiane në rajonin e njëjtë si dhe për shkak të parandalimit të mëtejshëm të përhapjes së Covid-19, në periudhën e ardhshme nuk do të punojë me palë, përveç situatave urgjente. Në këtë drejtim anulohet fotografimi i qytetarëve tanë për dokumente të reja të udhëtimit. Për informacione më të hollësishme rreth zhvillimit të gjendjes, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Itali, mund ta kontaktojnë Konsullatën tonë të përgjithshme në Venecia në + 39 389 5837913 или [email protected].

Për shkak të mbylljes së pjesës veriore të Italisë dhe me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit, kompania ajrore Uizer prej dje i ka suspenduar fluturimet nga Shkupi dhe Ohri për në Milano, Ttevizo dhe Bergamo. Ato ruta nuk do të shërbejnë deri më 3 prill. Udhëtarët të cilët kanë bërë rezervime në këtë periudhë do të njoftohen automatikisht dhe do të vendosen nëm ruta alternative në kohën më të hershme të mundshme.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, stabile është gjendja e tre shtetasve tanë të infektuar me koronavirus, pas qëndrimit në Itali.

Në izolim shtëpiak dhe nën mbikëqyrje shëndetësore në vend tani për tani ndodhen rreth 40 persona, për shkak të kontakteve me dy bashkëshortët nga Komuna Qendër Zhupë, Komunë fqinje me Dibrën, tek të cilët dje u zbulua koronavirusi. Bashkëshortët të cilët kanë qenë për vizitë tek të afërmit e tyre në Itali, tashmë ditën e dytë ndodhen në Klinikën infektive në Shkup dhe janë në gjendje stabile shëndetësore me formë të lehtë të sëmundjes, por për shkak të moshës gjenden në grupin e rrezikut.

Si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19 në Evropë, Qeveria javën e kaluar e vazhdoi rekomandimin për mosmbajtjen e tubimeve publike dhe për mbajtjen e ndeshjeve sportive pa publik dhe ky rekomandim është në fuqi deri më 13 mars.

Siç kumtoi gjatë fundjavës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tërësisht është i gatshëm edhe objekti për izolim në Demir Kapi, si kapacitet shtesë i sektoreve infektive në Shtip, Veles dhe Gostivar.

Tre personat pozitivë me koronavirus janë regjistruar në shtet të cilët parapraksiht kanë qëndruar në Itali. Minisitria e Shëndetësisë pasdite ka informuar se gjendja shëndetësore e dy bashkëshortëve të sëmurë me koronavirus të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup dhe Gjendje Ferbile është stabile, ndërsa është stabile edhe gjendja e pacientes së parë të sëmurë. Testimi saj i fundit ka qenë negativ, por gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe një test që të konfirmohet rezultati, gjegjësishst të konfimronet es ajo më nuk është infektuese.MIA.fb

Të fundit