Sërish do të ketë shtrenjtim të çmimeve të bukës dhe vajit në Maqedoni - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Sërish do të ketë shtrenjtim të çmimeve të bukës dhe vajit në Maqedoni

Çmimet e miellit dhe bukës do të rriten edhe më tej në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e furrave private kanë shtrenjtuar çmimet, por sipas mullinxhinjëve dhe importuesve të miellit, edhe furrat e tjera do të bëjnë rritjen e çmimeve.

Me këtë siç paralajmërohet do të ketë edhe shtrenjtim të çmimit të vajit, shkruan gazeta Sloboden Pecat.

Çmimi i vajit do të shtrenjtohet, pasi që edhe çmimi aktual prej rreth 90 denarëve për liter nuk është me leverdi për prodhuesit, pasi që janë shtrenjtuar edhe çmimet e importit, përcjell INA.

Goran Malishiq, kryetar i Industrisë së Mullinjëve dhe Furrave pranë Odës Ekonomike në Maqedoninë e Veriut theksoi për gazetën se aktualisht kemi rritje drastike të çmimeve të grurit në bursat botërore.

Sipas tij, me fillimin e pandemisë kemi rritje të çmimit për 20 për qind, dhe se tani ka rritje shtesë.

Related posts

Zgjedhje të lira kundër propagandës së errët

Televizioni Koha

Sllovenët filluan të udhëtojnë në Kroaci pas hapjes së kufirit për ata të cilët atje kanë pronë

Televizioni Koha

Coronavirusi i pranishëm në 17 qytete të Maqedonisë

Televizioni Koha

Leave a Comment