28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sërish numër i lartë, regjistrohen 164 raste të reja me Covid-19 në Tetovë 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1.045 testime dhe janë regjistruar 164 raste të reja me Covid-19.

Prej rasteve të reja 85 janë në Shkup, 24 në Kumanovë, 3 në Dibër, 5 në Shtip, 18 në Tetovë, 3 në Prilep, 5 në Strugë, 9 në Ohër, nga 2 në Gostivar, Sveti Nikole dhe Resnjë dhe me nga një në Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Koçani, Makedonski Brod, Valladnovë dhe Resnjë.

Poashtu janë shëruar edhe 12 pacientë edhe atë 3 nga Shkupi, 6 nga Prilepi, dhe nga një në Strugë, Veles dhe vinincë.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe dy pacientë.

“Në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën pacientja nga Shkupi (53) e hospitalizuar si e dyshuar më 2 qershor. Në spitalin e Tetovës humbi jetën pacientja 60 vjeçare e hospitaluzuar si e dyshuar më 9 qershor”, shprehen nga MSH.

Momentalisht numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 3.701, numri i pacientëve të shëruar është 1.694, i të vdekurve 171, ndërsa momentalisht ka 1.836 raste aktive në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit