25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sezoni i ngrohjes ka përfunduar me sukses, punëtorët e “TEC Manastir” kërkojnë paga më të larta

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në “TEC Manastir ”, së bashku me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtorin e përgjithshëm të EMV-së, Vasko Stefanov, shënoi fundin e sezonit ngrohës për këtë vit. Furnizimi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me energji elektrike dhe energji termike, ishte fokusi i planit të hartuar dhe zbatuar nga ekipi Ekonomik-Energjik. Tani që sezoni i ngrohjes po mbaron, ne e kthyem krizën në një mundësi. Drejtori i EMV-së,  Stefanov thotë se EMV për arritjen e qëllimeve po punon me përkushtim.
“Kemi arritur t’i mbrojmë qytetarët me mundin  e juaj, e kemi rritur prodhimin dhe EMV që me ligj e ka pasur obligim të prodhojë 60 për qind të energjisë elektrike për nevojat e vendit  e ka arritur këtë qellim. Paralelisht kemi rezultuar mirë dhe me ngrohjen termike. Në gjithë sezonin e ngrohjes, energjia elektrike dhe termike nuk ka munguar dhe nuk ka pasur restreksione edhe pse në vend ka pasur lajme te rreme. Gjithashtu, për ekonominë kemi ulur çmimin e energjisë elektrike për 20% për 72 mijë kompani që janë në tregun e rregulluar dhe nuk ka pasur rritje të çmimit për amvisëritë. Janë instaluar 192 MWh kapacitet total nga burimet e ripërtërishme. Janë lëshuar licencat për 400 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme. Bëhet fjalë për një fuqi totale të instaluar prej 192 MWh që është kyçur në rrjet për një vit e tre muaj dhe që mund të plotësojë nevojat e amvisërive.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
“Këtë arritje që e kemi bërë është dëshmi për kontributin e çdo njërit prej nesh që është pjesë e këtij sektori. Besoj se për arritjen e qëllimeve tona në vazhdim duhet të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm duke mos e përjashtuar dhe ndihmën e qeverisë për arritjen e këtyre qëllimeve.”, – deklaroi drejtori i EMV-së, Vasko Stefanov.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vlerëson lartë përkushtimin e çdo individi për tejkalimin e krizës energjetike duke potencuar se si qeveri po angazhohen që qytetarët të mos dëmtohen nga kriza energjetike.
“Si Ministri e Ekonomisë dhe sektorit energjetik çdo ditë kemi qenë në komunikim, me qëllim që të gjejmë zgjidhjen për përballjen me krizën. Me kokën lart mund të them se kemi arritur të përballemi me këtë krizë dhe mund te them se nuk do të ndalojmë këtu para nesh ka sfida të tjera dhe ato janë tranzicioni energjetik, pavarësimi energjetik dhe jam i bindur se do të bëjmë çdo gjë qe sezoni tjetër i ngrohjes të jete me i lehtë. E kemi rritur prodhimin e brendshëm dhe tani duam të rrisim kapacitetin e energjisë nga burime të tjera.  Ne do të jemi krahu i djathtë për realizimin e çdo projekti që EMV parashikon për rritjen e kapacitetit energjetik.”, – theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Brenda sezonit të ngrohjes 2022/2023, për muajt tetor, nëntor, dhjetor, janar, shkurt, mars kemi një prodhim të përgjithshëm vendor të energjisë elektrike prej 2.7 milionë MWh. Krahasuar me sezonin e kaluar të ngrohjes 2021/2022, ka një rritje të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike prej 45%, për gjashtë muaj të vitit të kaluar janë prodhuar gjithsej 1.8 milionë MWh energji elektrike.
GAZMEND REXHEPI

Të fundit