29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sfidat në arsim janë të shumta

 Mësuesit dhe shkollat e para shqipe në Maqedoni në vitet  1941-1944, ishte tema e konferencës që u organizua nga Shoqata Akademike e  Shqiptarëve për Shkencë dhe Art.Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, me këtë rast tha se nuk guxojmë të harrojmë kontributin dhe sakrificën e mësuesve të parë shqiptar në Maqedoni,  që kryesisht vinin nga Shqipëria, por të cilëve më vonë iu bashkuan edhe shumë mësues të trevave tona.

Konferenca e sotme vjen në kohën kur shkollat tona dhe arsimi shqip kanë nevojë për një reformë më thelbësore, tha Kasami.Sipas tij,komuna e Tetovës që në fillim me gjithë kapacitetin që posedon është vënë në funksion të zhvillimit të arsimit dhe krijimit të kushteve për të përmirësuar cilësinë në arsim.“Vetë fakti që mësuesit e parë nisin punën në këtë periudhë flet për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre për të hapur shkollat dhe për të nisur procesin arsimor, duke vënë themelet e zhvillimit të shoqërisë pra arsimimin. Sot, Ne e kemi shumë të lehtë të flasim për mësuesit, shkollat, për arsimin në përgjithësi, por gjithnjë duhet të mbështetemi tek mësuesit e parë të cilët kanë sakrifikuar shumë, që dijen dhe njohuritë e tyre t’i përçojnë te të gjitha gjeneratat e reja.Nuk guxojmë të harrojmë kontributin dhe sakrificën e mësuesve të parë shqiptar në Maqedoni,  që kryesisht vinin nga Shqipëria, por të cilëve më vonë iu bashkuan edhe shumë mësues të trevave tona.Konferenca e sotme vjen në kohën kur shkollat tona dhe arsimi shqip kanë nevojë për një reformë më thelbësore.Këtu vlen të ceket se librat  e abetares dhe librat e Gjuhës shqipe duhet të jenë të njëjtë në të gjitha trevat ku flitet shqip, ashtu siç kanë qenë edhe në vitet  e para të hapjes së shkollave shqipe.

Kthimi në librat e parë do t’i ofrojë akoma më tepër nxënësit shqiptar dhe shkollat shqipe, dhe kjo mund të arrihet edhe përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave në mes tyre”, u shpreh Kasami.Profesori  universitar Hasan Jashari, tha se qeveria duhet t`i kushtoj më tepër kujdes kësaj që të ketë kualitet të punës, së pari, t`i shtojë rrogat e arsimtarëve.“Arsimi është diçka specifike dhe me rëndësi jetike për gjithë popujt dhe qytetërimet. Andaj Qeveria duhet t’i kushtojë më tepër kujdes kësaj që të ketë kualitet të punës, së pari, t’i shtojë rrogat e arsimtarëve, pastaj të kërkojë përgjegjësi pune, që të njëjtët, të mos merren me punë të dyta të treta por të kenë si punë dhe përkushtim jetësor punën. Tash kemi më pak nxënës, më pak arsimtarë, e më pak shkolla, pra duhet më shumë punë dhe përkushtim”, tha Hasan Jashari, Profesor universitar.Problem në vete janë gabimet gjuhësore nëpër tekstet shkollore dhe kjo është për tu habitur kur i shohim tekstet dhe ajo se çka iu servojmë nxënësve, tha Donika Bakiu, profesoreshë.“Është për t’u habitur se tekstet shkojnë në duar të lektorëve, redaktorëve dhe secili libër ka emra redaktorësh e lektorësh por kur i shohim në çfarë gjendje është habitemi. Që në kopertinë shihen gabimet drejtshkrimore, ku kanë edhe fotografitë dhe është për tu habitur. Paramendojeni klasa shkruhet me dy “S”. Dikush mund të thotë janë lëshime teknike po jo, janë për tu habitur kur i shohim tekstet dhe ajo se çka iu servojmë nxënësve, kjo është keq. Ministria duhet t’i sheh, por nuk mund të themi se ministri ka faj, se dikush ia dërgon ministrit”, deklaroi Donika Bakiu, Prof. Universitar.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë shfaqën shpresë se është koha që të ketë  reflektim  edhe tek drejtuesit e institucioneve arsimore dhe mësimdhënësit që të përkushtohen më tepër në këtë drejtim./Tv Koha/

Të fundit