29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Jemi të hapur për bisedime, kërkojmë zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës gjatë vizitës në shkollën e mesme “Vllado Tasevski” në Shkup tha se një pjesë e shkollave janë kyçur në grevë, ndërkaq një pjesë tjetër vazhdon procesin e mësimit, përcjell TV21. Ai tha se si Ministri ende nuk e kanë numrin e saktë të shkollave që janë pjesë e grevës.

“Unë mendoj që ashtu si në këtë shkollë, në shumicën e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë, në ditën e sotme një pjesë e mësimdhënësve pranojnë nxënësit, një pjesë tjetër nuk i pranojnë dhe janë të kyçur në grevë”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Shaqiri theksoi se janë në komunikim me Ministrinë e Financave që të gjendet zgjidhje për pagat në arsim, me çka do të ndërpritej greva.

“Jemi të hapur për këtë negocim që të gjejmë edhe një zgjidhje për situatën aktuale, brenda kohës po diskutojmë edhe me Ministrinë e Financave për të gjetur zgjedhje sistemore, që në çdo rritje të pagës minimale të rriten edhe pagat tjera dhe mos të këtilla në vitet e ardhshme”, theksoi Shaqiri.

Të fundit