28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Nuk është e lehtë të merret vendim për mësim të plotë online, disa shkolla nuk marrin kërcënime

Ministria e Arsimit së bashku me institucionet e tjera po analizon raportimet e fundit masive për bomba në shkolla dhe problemet me platformën e mësimdhënies online për të dhënë rekomandime të reja, transmeton Portalb.mk.

Ministri Jeton Shaqiri thotë se është duke u shqyrtuar mundësia që mësimi të kalojë tërësisht online, por një vendim i tillë është vështirë të merret.

“Nuk nxitojmë ta marrim këtë vendim. Nuk është një vendim i lehtë, do të duhet të përfshihen edhe shkollat ​​fillore. Disa nga shkollat ​​nuk kanë e-mail, por marrin kërcënime, e-mail-et u dërgohen në një grup te të gjithë dhe sipas të dhënave të marra nga MPB ka reagim edhe në shkollat ​​të cilar nuk e kanë hapur e-mailin. Prandaj them se vendimi për mësim të plotë online nuk është i lehtë për momentin pasi nuk dihet se çfarë pasojash do të ketë në qytetet e tjera dhe në shkollat ​​e tjera fillore. Nëse ky është qëllimi i atyre që raportojnë bombat, nuk mendoj se do të merret kaq lehtë një vendim i tillë”, tha ministri Shaqiri.

Ai shpjegoi se bashkë me institucionet e sigurisë po shqyrtojnë komunikimin elektronik veç e veç sepse emailet nuk janë komunikim ligjor dhe i detyrueshëm me institucionet, por për ta konfirmuar këtë duhet të deklarohen organet e sigurisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës disa ditë më par rekomandoi që shkollat ​​kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në vend që të pezullojnë plotësisht mësimin për atë ditë.

Për të mos humbur mësimet, nxënësit duhet të hyjnë online për një orë, për aq kohë sa duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, për të ndjekur mësimin.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Të fundit