20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri për kushtet e tenderit të librave shkollorë: Procedurat nuk i vendosë ministri, respektohet Ligji për libra shkollorë

Procedurat dhe ligjet respektohen nga Ligji për libra shkollorë, në konkursin e parë janë paraqitur mbi 10 kompani, do të thotë kanë konkurrencë qasëse. Gjithashtu, në procedura nuk vendosë ministri, është përfshirë edhe udhëzimi për punë, ka edhe komision, ka edhe recenzentë dhe ekspertë të cilët kanë përvojë pune shumëvjeçare në këto punë, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për mënyrën e zgjedhjes së ndërmarrjes në kushte tenderi për libra shkollorë gjatë konferencës së sotme për shtyp lidhur me sigurinë në shkolla.

Në buxhet janë siguruar mjete buxhetore në mënyrë që plotësisht të përmbushen kërkesat e shkollave fillore dhe të mesme këtë vit. Gjithashtu, janë siguruar mjete buxhetore edhe vitin e ardhshëm shkollor të sigurohen libra shkollorë për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Do të thotë, do të kemi libra, mjete buxhetore për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme përfshirë edhe gjuhë të huaja të cilat janë një periudhë më të gjatë”, shtoi Shaqiri.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve t’i ndjekin procedurat e mënyrës së miratimit, mënyrës së dakordimit, të kyçen në tërë procesin e editimit, përkatësisht miratimit të librit shkollor për gjuhë të huaja, gjithashtu edhe në procedurat për shtypje të librave.

Të fundit