12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Synojmë të përmirësojmë kornizën ligjore në sferën mediatike komform me ato të BE-së

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA) informon se në vijmë janë aktivitetet për përmirësimin e kornizës ligjore në lidhje me konkurrencën në sektorin e medias dhe se po bëhet harmonizimi me ligjet e Bashkimit Evropian (BE).

“Fokusi është vënë në përmirësimin e kornizës ligjore në lidhje me konkurrencën në sektorin e medias në mënyrë që të zhvillohet dhe të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm, si dhe të forcojmë mbrojtjen ligjore të mbrojtjes sociale të gazetarëve dhe të drejtave të tyre të punës. Synojmë të përmirësojë kornizën ligjore në përputhje me acquis të BE -së dhe standardet ndërkombëtare, duke mundësuar kështu një mjedis të favorshëm për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes në përgjithësi”, informoi Jeton Shaqiri, ministër i MSHIA– s.

Në veçanti, shprehet ai, projektet tona do të fokusohen në mbrojtjen themelore të lirisë së shprehjes, konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e tregut të mediave, marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen sociale të gazetarëve dhe punonjësve të medias, mediat onlajn dhe platformat e reja, pavarësinë financiare dhe editoriale të transmetuesit të shërbimit publik, pavarësinë dhe efektivitetin e organit rregullator të medias, përfshirja sociale, financimi shtetëror dhe mbështetja për sektorin e medias, ndikimi komercial mbi përmbajtjen editoriale, çështjet e të drejtave të autorit, qasja në media për pakicat dhe grupet e rrezikuara.

“Të gjitha këto procese do të zhvillohen në konsultim të gjerë me palët e interesuara, përmes Këshillit nacional për reforma në sferën mediatike që është në themelim e sipër”, thekson ministri Shaqiri.

Të fundit