23/05/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Të ruajmë shëndetin dhe vitin shkollor ta përmbyllim me prezencë fizike

Ministri i Arsimit i republikës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri gjatë ditës së sotme qëndroi në Shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”, për të parë nga afër fillimin e gjysmë-vjetorti të dytë të nxënësve me prezencë fizike.

Shaqiri me këtë rast apeloi që të respektohen të gjitha protokollet, të ruhet shëndeti dhe të bëhen përpjekje maksimale që ky gjysmë-vjetor ashtu siç filloi edhe të përfundojë me prezencë fizike.

“Siç e dini pas vendimit të parë në të cilin vendosëm që viti i ri shkollor nga data 20 të filloj në datën 1 shkurt, kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë drejtorët e shkollave të arsimit të mesëm dhe fillor. Në periudhën e ardhshme kohore nga ana e ministrisë do të kemi persona të angazhuar të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha drejtoritë e shkollave për të parë ecurinë e procesit edukativo arsimor. Është i rëndësishëm fakti që nga ato klasa që i vizituam, nga ata nxënës me të cilët kam komunikuar, të gjithë janë të lumtur dhe me padurim kanë filluar vitin e ri shkollor me prezencë fizike. Por që kjo të vazhdoj dhe të jetë në kontinuitet, me respektimin e protokolleve të mundohemi të rruajmë shëndetin dhe këtë vite të shkollor ta përfundojmë me prezencë fizike”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Të fundit